Prishtinë, dt. 08.04.2025
Në ambientet e AME/MPB u zhvillua takim pune me komandantët e njësive profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit, me fokus në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet njësive në nivel vendi.
Gjatë takimit u trajtuan sfidat aktuale, nevojat për pajisje moderne, kapacitetet njerëzore, si dhe çështje të tjera që ndikojnë në efikasitetin e reagimit.
Në takim mori pjesë edhe Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Genc Metaj, i cili prezantoi prioritetet strategjike të Agjencisë për forcimin e mëtejshëm të njësive zjarrfikëse, përmes trajnimeve të specializuara dhe investimeve në pajisje bashkëkohore.
AME mbetet e përkushtuar për të forcuar kapacitetet e reagimit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në çdo kohë.